Komuna: TAKIM ME PUNËTORËT E TURIZMIT

 

KomunaPlazhistë, përfaqësues të agjencive turistike, afaristë, pronarë hotelesh dhe restorantesh u takuan me kryetarin e komunës Z. Nazif Cungu, nënkryetarin Radoviq, drejtoreshën e Organizatës turistike Zana Sarvan dhe sekretarin për  çështje ekonomike Milazim Mustafa. Thirjes iu përgjigj një numër i madh i personave të ftuar. Tema e takimit kishte të bënte me përgatitjet e sezonit turistik, por edhe me pjesëmarrjen e ketyre subjekteve në panairin e Prishtinës, Shkupit dhe në atë të Llukavcit.

Të gjithë u dakorduan që të marrin obligimet dhe detyrat me qëllim të rrjedhës normale të sezonit dhe prezantimit dinjitoz në qendrat e lartëpërmendura, ku vend të rëndësishëm do ti kushtohet dhe materialeve propaganduese.

Ajo që ra në sy në takim ishte angazhimi i subjekteve për një qytet të pastër, të furnizuar me ujë, energji elektrike dhe ku mikpritja tradicionale dhe sjellja e kulturuar e të gjithëve edhe këtë sezon të bëjë për vehte mysafirët që të vizitojnë masovikisht Ulqinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi