Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë priti Reisin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi Efendi Rifat Fejziq dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi ishte i hapur dhe tepër miqësorë.
Kërkesë e Bashkësisë Islame në mal të Zi ishte jetësimi i idesë së kahmotshme për ndërtimin e xhamisë në Shtoj konformë parcelës së përfshirë në Planin hapsinorë Urbanistik dhe vazhdimi ishfrytëzimit të vendit parkues tek Xhamia Merasë, vendparking të cilin Bashkësia Islame në Ulqin e shfrytëzon në bazë të vendimit të Kuvendit ,pasi lënda ende është në proces gjyqsorë.
Kryetari i Ulqinit Nrekiq duke vecuar rëndësinë e harmonisë fetare, dhe multikonfesionalizmin në Ulqin tha se respekton institucionet e Bashkësive fetare dhe se kërkesa për ndërtimin e xhamisë në Shtoj pikërisht duhet të vij nga këto institucione dhe të marrë rrugën e zgjidhjes. Ndërsa, përsa i përket cështjes së shfrytëzimit të vendparkingut, Kryetari Nrekiq i njoftoi të pranishmit me përgatitjet që po bën komuna për formimin e shpejtë të një servisi parkues.
Pasi cështja për lokalitetin e përmendur është në proces gjyqsorë duhet të sqarohet se kujt i përket ajo, nënvizoi ai.
Në këtë cështje u kyc dhe nënkryterja Gjoni e cila llogarit që në arkivat e Bashkësisë Islame duhet të ekzistojnë të dhëna bindëse që dëshmojnë se kjo pronë është e BI.
Palët edhe sot vecuan se janë partner të sinqertë me njëri tjetrin.