Komuna: TAKIME ME SINDIKALISTËT DHE ULLISHTARËT

 

Komuna e Ulqinit, ProtokolKryetari i Komunës Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixha Gjoni, pritën në një takim pune  sekretarin gjeneral të Unionit të sindikatave të lira të Malit të Zi , Srgja Kekoviq dhe përfaqësuesin e këtij sindikati për Ulqinin Asllan Zenelin.

Edhe pse takimi i parë i këtij lloji u prekën një sërë temash, me theks të veçantë për situatën ekonomike, standartin e punetorëve dhe aktivitetet e paralajmëruara nga udhëheqësia e re për stabilizimin e gjendjes dhe konsolidimin e financave. Udhëheqësit komunal u shprehen të gatshëm për bashkëpunim dhe ndihmë. Nga ana tjetër përfaqësuesit e sindikatave parashtruan kërkesat e tyre që edhe ata shkojnë në këtë drejtim.

Duke i uruar suksese udhëheqësisë se re, llogarisin që bashkëpunimi nuk do të mungojë dhe paralajmëruan përgatitjen e një takimi më të zgjeruar, gjë e cila u pranua nga të dyja palet.

__________________________________________________________________________

UllishtaretNë vazhdë të takimeve të shumta që është duke zhvilluar, kryetari i Komunës Nazif Cungu priti përfaqësuesit e Shoqatës së ullishtarëve dhe ata për  kthimin e pronave.

Përfaqësuesit edhe njëherë parashtruan kërkesat e tyre për kthimin e ullishtës së Valdanosit, dhe u interesuan për trajtimin që do të ketë kjo zonë me Planin  hapësinorë.

Nga ana tjetër kryetari Cungu që është i njoftuar detalisht me çështjen në fjalë  dhe për të cilën është në kontakt permanent me strukturat me të larta shtetërore u shpreh i gatshëm të inicojë një takim tjeter me Ministrinë zhvillimit të qendrueshëm dhe turizmit dhe atë të bujqësisë dhe zhvillimit rural e ku palët haptas do të shprehnin qëndrimet e tyre për këtë çështje.

Përfaqësuesit e shoqatave thanë se do të vazhdojnë dhe mëtej aktivitetet e tyre, ndërkohë që kryetari veçoi obligimet që dalin para tij për zbatimin e përfundimeve të Kuvendit të Ulqinit lidhur me çështjen në fjalë.

Ai po ashtu paralajmeroi se me buxhetin e këtij viti janë ndarë rreth 30 mijë euro për rregullimin e rrugëve në ullishtën e kompleksit të Valdanosit, e  tenderi për këtë do të dalë në ditët në  vijim, po ashtu në adresë të shoqatës do të paguhen 1500 euro për të mbuluar shpenzimet që ata kanë pasur për angazhimin e ekspertëve të Fakultetit Biotehnik që ka punar elaboratin për gjendjen e ullishtës në Valdanos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi