Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ulqinit e cila filloi të hënën e kaluar dhe u ndërpre, do të vazhdojë të hënën, me 30 dhjetor.
Në rend të ditës të kësaj seance do të jenë disa pika të rëndësishme, ndër të cilat edhe Propozimi i Buxhetit për vitin 2020.
Përndryshe, administrata lokale paralajmëroi se të hënën, në Galerinë e Qendrës për Kulturë do të organizohet kokteji tradicional i fundvitit.