Në Ulqin, të premten me 26 korrik, në ora 20:00, në shëtitoren në Plazhin e Vogël, solemnisht do të hapet Panairi i 19 i librit “Ulqin 2019”.
Në ceremoninë e hapjes së panairit, përveç kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, do të marrin pjesë edhe ministrat e kulturës së Malit të Zi Aleksandar Bogdanoviq, ministri i kulturës së Maqedonisë Veriore Hysni Ismaili dhe ministri i turizmit dhe i mbrojtjes së ambientit të Shqipërisë Blendi Klosi.
Mysafirët special të edicionit të sivjetmë janë shkrimtarët Ballsha Brkoviq dhe Fatos Kongolli.
Është vërtetuar pjesëmarrja e rreth 50 shtëpive botuese nga Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Kosova dhe Bosnja.
Organizatorët e Panairit të Librit janë Komuna e Ulqinit, OT Ulqin, Instituti i Librit dhe i Promocionit nga Tirana dhe Qendra për Kulturë Ulqin.
Panairi do të jetë i hapur deri me 31 korrik.