Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se kokteji i sivjetmë i fundvitit të cilin e organizon vetëqeverisja vendore do të mbahet të premten, me 21 dhjetor.
Ky eveniment tradicional do të mbahet në hotelin „Mediteran“, me fillim në ora 14.
Me këtë rast do të ndahen mirënjohjet të gjithë atyre të cilët, sipas përzgjedhjes së Komunës, shënuan këtë vit në Ulqin në lëmi të ndryshme.









