Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ardijan Mavriq, ka caktuar seancën e Kuvendit për të premten, më 17 qershor.
Ai propozoi këtë rend të ditës për seancë:
– Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur më 03.06.2022 dhe vazhdimi i mbledhjes më 03.06.2022.
- Pyetje dhe përgjigje të këshilltarëve
- Propozim Vendimi për emërimin e këshillit për zgjedhje dhe emërime
- Propozim Vendimi për emërimin e këshillit për Statut dhe dispozita
- Propozim Vendimi për emërimin e këshillin për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim.
- Propozim Vendimi për emërimin e këshillit për Planifikim Hapësinor, Mbrojtjen e Mjedisit dhe Veprimtari komunale-banesore.
- Propozim Vendimi për emërimin e këshillit për Veprimtari shoqërore
- Propozim Vendimi për emërimin e këshillit për Bashkëpunim Ndërkomunal dhe Ndërkombëtar.
- Propozim Vendimi për emërimin e forumit për dhënien e propozimeve të emërtimit të lagjeve, rrugëve, shesheve dhe institucioneve.
- Propozim Vendimi për emërimin e forumit për Mbrojtjen e Mjedisit
- Propozim Vendimi për emërimin e forumit për Artin Bashkëkohor, Trashëgimi Kulturore Materiale dhe jomateriale
- Propozim Vendimi për emërimin e forumit për Bashkëpunim ndërmjet Vetëqeverisjes Lokale dhe OJQ-ve.
- Propozim Vendimi për emërimin e forumit për Bashkëpunim me Diasporën.
- Propozim Vendimi për emërimin e forumit për mirënjohjet Publike të Komunës së Ulqinit.
- Propozim Vendimi për emërimin e forumit për ankesa dhe parashtresa e qytetarëve
- Propozim Vendimi për emërimin e forumit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
- Propozim Vendimi për emërimin e forumit për Barazi Gjinore dhe të Drejtat e Pakicave.
- Propozim Vendimi për emërimin e forumit për komunikacion lokal
- Propozim Vendimi për emërimin e këshilltarëve të pranishëm në martesë
- Propozim Vendimi për emërimin e Komisionit Komunal Zgjedhorë
- Propozim Vendimi për miratimin e vendimit për pushimin e funksionit të Nënkryetarit të Komunës së Ulqinit për shkak të skadimit të mandatit.
- Propozim Vendimi për miratimin e emërimit të Nënkryetarit të Komunës së Ulqinit.
- Propozim Vendimi për miratimin e emërimit të Nënkryetarit të Komunës së Ulqinit.
– Zgjedhje dhe emërime.
Seanca do të mbahet më 17 qershor 2022 (e premte) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me fillim nga ora 11:00.