Komuna: TË PREMTEN VIJNË AMBASADORËT E SHQIPËRISË DHE HUNGRISË

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjAmbasada e Hungarisë në Mal të Zi, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, organizojnë tribunen publike “Mali i Zi dhe NATO integrimet”, më 26 qershor (të premten) në Sallën e madhe të Kuvendit komunal të Ulqinit.

Në tribunë do të flasin ambasadori i Hungarisë Kristian Posha dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë Ernal Filo, të cilët do të flasin për eksperiencat e vendeve të tyre gjatë procesit të anëtarësimit në këtë aleancë ushtarako-politike.

Tribuna fillon në ora 10.00 dhe është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi