Në Komunë të Ulqinit janë të punësuar 194 punëtorë, ndërsa edhe 38 të tjerë janë të angazhuar me kontrata për punë të përkohshme, si dhe me kontrata mbi vepër, deklaroi kryetari i Komunës Loro Nrekiq.
Ai për “Pobjeda” tha se optimizimi do të fillojë kur të bëhet analiza e vendeve të nevojshme të punës.
Nrekiq theksoi se për borxhi ndaj vetëqeverisjes vendore për tatim në patundshmëri është 5,9 milion euro, ndërsa për komunali 554 mijë euro.








