Komuna: TË RESPEKTOHEN ME PËRPIKMËRI MASAT E MIRATUARA

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës Loro Nrekiq  u mbajt takimi i  Trupit komunal të  mbrojtjes dhe shpëtimit  ku në qendër të vëmëndjes  ishte situata  aktuale epidemiologjike , rritja e numrit të  të infektuarve me Covid 19 në Komunën e Ulqinit  dhe shkelja e vazhdueshme e masave  të  Trupit Kordinues Nacional . 

Të pranishmit pas analizës së  të situatës sollën  këto përfundime dhe rrekomandime.  

1I tërhiqet vëmëndja qytetarëve  që rreptësisht ti përmbahen  masave të  ruajtjes së distancës dhe  mbajtjes së maskës  në hapsira të mbyllura  dhe ata të hapura.  

2. I rekomandohet organeve të inspeksionit  që të   ndërmarin masa represive deri në mbyllje të objektit hotelier  atyre që nuk i përmbahen masave të Këshillit Koordinues nacional , kur është fjala për  numrin e mysafirëve  në ambiente të mbyllura ,rrespektimin e orarit të punës  për objekte të këtij lloji që në komunën tonë është nga ora 06,00 deri në orën 24,00. 

3.Taxistët  dhe bartësit e udhëtarëve  janë të obliguar  që  të mbajnë  maska mbrojtëse dhe pas çdo  udhëtimi  të bëjnë  dezinfektimin e  hapsirave në automjete.  

4.SHPK ,,Veprimtaritë komunale,,në koordinim me Shërbimin për mbrojtje dhe shpëtim  të vazhdojnë me  larjen dhe  dezinfektimin e  rrugëve dhe hapsirave  publike.  

5,Ti tërhiqet vëmëndja  qytetarëve  që të rrespektojnë  masat  e TKN  për  ndalimin e ceremonive të dasmave dhe morteve .  

6.I rekomandohet Bashkësive fetare  që ritualet fetare në objektet fetare ti zhvillojnë pa prezencën e qytetarëve.  

7.Në realizimin e masave të TKN dhe atij komunal për mbrojtjen dhe shëtimin do të bëhen  aktivitete të koordinuara  te inspeksionit  shteror ,Drejtorisë së policisë , Njësia Ulqin , Shërbimit të policisë komunale  dhe inspeksionit  lokal turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u