Me një sërë solemnitetesh do të shënohet Dita e Komunës së Ulqinit. Me këtë rast, në Sallën e Madhe të Qendrës për Kulturë të shtunën, më 2 prill, do të mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
Sonte është planifikuar koncerti tradicional i Shkollës së Muzikës, derisa nesër do të mbahet konferenca ndërkombëtare e Institutit për Studime Shkencore dhe Zhvillim, si dhe do të hapet panairi i artizanëve dhe të agrobiznesit.
Sipas Statutit të Komunës së Ulqinit, Dita e Ulqinit kremtohet të shtunën e parë të muajit. Në këtë mënyrë simbolikisht shënon fillimin e sezonit turistik, fillimin e lundrimit në det, dhe përfundimin e vjeljes së ullinjve.