Komuna: TENDERI PËR RREGULLIMIN E TERRENIT TË “PARKINGUT” NË RANË

Parking 2Komuna e Ulqinit me 29 dhjetor solli vendimin për hapjen e tenderit “për rregullimin e terrenit tek Ambulanca e vjetër në Ranë”, mëson Portali Ul-info.

Vlera e punimeve të vlerësuara është 17 mijë euro.

Siç theksohet në këtë vendim të cilin e nënshkroi kryekomunari Nazif Cungu, mjetet për prokurim publik janë siguruar me buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2016 dhe të parashikuara me Planin e prokurimeve publike.

I ashtuquajturi parking tek “Hollegroja” filloi të ndërtohet me 29 dhjetor të vitit 2013 dhe tash tre sezone është vetëm objekt betoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi