Të premten në Sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Ulqinit u bë prezantimi i projektit të stadiumit të qytetit.
Bëhet fjalë për projektin më të madh infrastrukturor në fushën e sportit në territorin e kësaj Komune që kap vlerën e 22 milion eurove, deklaroi Kryetari Genci Nimanbegu.
Ai ndër të tjera tha se një projekt i tillë që përmbush kriteret e UEFA-s, ku do të mund të luhen ndeshje nderkombëtare, është pritur me dekada.
Stadiumi kryesorë do të ketë një kapacitet prej 1479 vendesh, 50 prej të cilave do të jenë të dedikuara për personat me aftësi të veçanta.
Pjesë e këtij projekti është edhe stadiumi ndihmës.
Ky projekt është përzgjedhur në mesin e 64 pjesëmarrësve në konkurs si më i përshtatshmi për t’u realizuar në territorin e Komunës së Ulqinit.