Komuna e Ulqinit të enjten, në bashkëpunim dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të supermarketëve Solaris, Franca, SARS, Kallaba dhe Lamiga, ndau 70 paketa ndihma për familjet me nevoja sociale në territorin e kësaj vetëqeverisje vendore.
„Bëhet fjalë për ndihmat për rreth 300 përfaqësues të popullatën rome – egjiptiane“, tha për Portalin Ul-info koordinatorja e aksionit, nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni.
Ajo tha se ky është vetëm hapi i parë në vazhdimësinë e përkrahjes së banorëve më të rrezikuar të kësaj komune, si dhe që pritet që gjatë këtij muaji të sigurohen ndihmat për 180 familje të tjera.