Komuna: Ulqini dhe Tetova thellojnë fushat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu u takua me kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami. Në këtë takim dy kryetarët folën për mundësinë e bashkëpunimit të dy komunave në sfera të ndryshme siç është arsimi, kultura, sporti, mjedisi, turizmi, trashëgimia, etj, por dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Gjatë muajit  shtator u ra dakort që qyteti ynë  të jetë nikoqir  i Turneut gjithëkombëtar në futboll për grupmoshat e reja, ku do  të merrnin pjesë ekipet vendase ata, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina  e Preshevës etj. Ndërsa në muajin tetor, ekspertë të fushës së turizmit nga të dy qytetet të mblidhen në një Konferencë të përbashkët në Tetovë, ku do të shkëmbenin mendime dhe përvojat e tyre në turizëm.
Të dy kryetarët u pajtuan se Ulqini dhe Tetova si pjesë e Unionit të Bashkive dhe Komunave  Shqiptare duhet të krijojnë mundësi të reja  që i shërbejnë zbatimit të projekteve ambicioze në të gjitha sektorët, në interes të ndërsjelltë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi