Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi, me bashkëpunëtorë vizituan vendpunimet në Kllezën dhe në Shën Gjergj ku këto ditë po punohet intensivisht në asfaltimin dhe meremetimin e rrugës.
Në fshatin Kllezën asfaltohet rruga me gjatësi 800 metra ,ndërsa në Shëngjergj ajo ka gjatësi 1500 metra. Vlera e këtyre projekteve është 130.000 euro dhe mjetet janë paraparë me buxhetin kapital të këtij viti.
Zyrtarët komunal u pritën nga banorët vendas të cilët shprehën falenderimet e tyre për angazhimin e komunës.
Ndërkaq kryetari i komunës theksoi se komuna do të vazhdojë edhe në të ardhmen të realizojë projekte të këtij lloji dhe të jetë çdo herë më afër dhe në shërbim të qytetarëve.