Komuna: VENDOSJA E NDRIÇIMIT NGA QENDRA E SHTOJIT DERI NË ADË

Këto ditë vijojnë punimet për vendosjen e ndriçimit në aksin rrugor nga qendra e Shtojit deri në Adë të Bunës.

Siç u njoftua më herët, ky investim me vlerë 200 mijë euro është planifikuar me buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2020.

Nga vetëqeverisja lokale mendojnë se me realizimin e këtij projekti infrastrukturor do të rritet niveli i sigurisë në këtë rrugë, si dhe do të nxitet valorizimi më i mirë i potencialeve turistike të Adës së Bunës dhe Plazhit të Madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi