Komuna e Ulqinit do ti dërgojë deri në fund të kësaj jave vërejtjet Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit për Draftin e Planit hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare të Malit të Zi, është dakorduar mbrëmë në mbledhjen e drejtuesve të administratës lokale.
Siç mëson Portali Ul-info, vërejtjet praktikisht do të jenë identike me ato të cilat në tetor të vitit të kaluar i ka miratuar Kuvendi komunal për Draftin e Planit hapësinor-urbanistik (PHU) të Ulqinit, të cilin e punoi po ashtu Ministria.
PHU-ja, përndryshe, këto ditë është dërguar nga Qeveria e Malit të Zi në komunë të Ulqinit në formë të propozimit.