Vetëm në fillim të këtij viti komuna e Ulqinit duhet të paguajë nga buxheti rreth 200 mijë euro për shkak të lëndëve të humbura gjyqësore. Deri në fund të vitit kjo shumë do të jetë tre herë më e madhe, mëson Portali Ul-info.
Bëhet fjalë për lëndët e mbetura gjyqësore të cilët janë me dekada në proces, apo paguhet në bazë të, ashtuquajturit, fitimit të humbur personave të cilët e kanë paditur komunën për vendimet e saja.
Përndryshe, vetëm vitin e kaluar vetëqeverisja lokale sipas vendimeve të organeve të gjyqësorit duhej të paguante 1,2 milion euro, gjë që ishte gati një e pesta e buxhetit të realizuar.








