Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixha Gjoni pritën të premten delegacionin nga Gjermania.
Ato i prezantuan mysafirëve mundësitë investuese dhe përparësitë me të cilat disponon Ulqini.
Mysafirët treguan interesim për binjakëzimin e Ulqinit me një nga qytetet e Bavarisë.
Ky takim u realizua duke falënderuar zotëri Lubo Daboviqin, i cili është kryetar i asociacionit malazezo – gjerman FRAMOG e.V. Nuernberg.