Komuna: VIZITA E PARË E DIPLOMATËVE KROAT NË ULQIN

Komuna AmbasadoriNë vizitën e parë zyrtare në Komunë të Ulqinit ishte z. Veselko Grubishiq, ambasadori i Republikës së Kroacisë në Mal të Zi, me z. Marijan Kllasiq, konzulin gjeneral në Kotor.

Në takim me kryetarin e komunës Loro Nrekiq dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës Ilir Çapunin u bisedua për marrëdhëniet e mira të deritashme të cilat duhet të vazhdohen edhe në të ardhmen.

Kryetari i Komunës Nrekiq njoftoi mysafirët me mundësitë dhe përparësit investuese me të cilat disponon Ulqini, gjersa ambasadori Grubishiq theksoi përparësit të cilët Republika e Kroacisë i arriti me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ofroi ndihmë dhe përkrahje për shfrytëzimin e fondeve të BE-së dhe shprehu gatishmërinë për të gjithë format e bashkëpunimit në mes komunës së Ulqinitit, gjegjësisht Malit të Zi dhe Kroacisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…