Delegacionin e Komunës së Ulqinit në krye me kryetarin e Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, kryeparlamentarin Fuad Haxhibeti, sekretarin Milazim Mustafa si dhe përfaqësuesit e Zyrës ICP pranë Komunës së Ulqinit Artan Çobaj dhe Arben Xhurreta, brenda ndërtesës së Bashkisë së Tiranës e priti Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj si dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi.
Takimi zgjati 45 minuta, ku në mes tjerash u diskutua edhe këmbimi i përvojave të funksionimit më efiçent të pushtetit lokal dhe administratës publike. Gjithashtu u dakordua që si eveniment kulturor në Tiranë të kremtohen ditët e Ulqinit, si dhe në Ulqin të kremtohen ditët e Tiranës.
Nga komuna e Ulqinit njoftuan po ashtu se Gjeka me bashkëpunëtorët nesër do të mbajnë konferencën për shtyp mbi rrjedhën e sezonit turistik.
Është paralajmëruar po ashtu që në kabinetin e kryetarit të Kuvendit komunal të premten do të mbahet mbledhja e Kolegjiumit, në të cilën do të caktohet data e mbledhjes së Parlamentit lokal.
Në këtë seancë duhet, përveç tjerash, të shqyrtohet situata në Kripore, të miratohet disa Plane detaje urbanistike dhe vendime për kompletimin e parcelave.