Në Komunën e Ulqinit u mbajt takimi lidhur me realizimin e projektit dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili realizohet nga mjetet kreditore të Bankës KFW nga Frankfurti, për të cilët mjete është garantues Qeveria e Malit të Zi.
Në takim përveç Kryetarit të Komunës Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e KFW Bankës nga Frankfurti, përfaqësuesit e “Vodacomit” dhe të NP “Ujësjellës dhe Kanalizimi” Ulqin.
Në takim u bisedua për statusin e projektit dhe nga KFW Banka u theksua kënaqësia për punën e deritashme të të gjithë pjesëmarrësve në projekt, por edhe për dinamikën vijuese.
Shpallja e tenderit për kryerjen e punimeve pritet në prill.
Fillimi i punimeve, në pjesën e Komunës së Ulqinit ku nuk pengohet vijimi i sezonit turistik, mund të pritet në qershor të këtij viti.
Të gjithë pjesëmarrësit e takimit shprehën pritshmërinë se kjo fazë e rëndësishme e projektit do të përfundojë në afatet e caktuara.