Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, të hënën, më 18 korrik, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit.
Në këtë takim janë të ftuar edhe përfaqësues të komunave të tjera të Malit të Zi ku jetojnë shqiptarët.
Është planifikuar që takimi me znj. Gërvalla Schwarz dhe delegacionin që ajo do ta drejtojë të fillojë në ndërtesën e Komunës së Ulqinit në ora 17:00.