Komisioni tenderik i Komunës së Ulqinit zgjodhi në fund të javës së kaluar ofertuesin më të mirë për ndërtimin e sistemit të kanalizimit për katër vendbanime (Braticë Poshtë, Mali i Bardh, Totoshi, Kodra), mëson Portali Ul-info.
Mjetet për projekt prej rreth pesë milion euro janë siguruar nga kredia e Bankës Investuese Evropiane, kështu që pritet pëlqimi i këtij institucioni financiar për vendimin për ofertuesin më të mirë.
Nënshkrimi i kontratës ka mundësi të bëhet në fund të këtij ose në fillim të muajit të ardhshëm.
“Ky është projekt shumë i rëndësishëm me të cilin do të përmirësojmë sistemin e kanalizimit dhe sistemin për ujërat atmosferike. Përveç kësaj, me këtë projekt do të përmirësojmë për 70% gjendjen në Port Milenë, e cila për një periudhë të gjatë është bombë ekologjike”, thanë nga administrata lokale.