Zëvendësi i shefit të Policisë Komunale Kapllan Muçaj ftoi qytetarët të cilët kanë ndonjë objekt në hapësirën publike, prej auto-servisit “Champion” deri tek furra “Evropa” në bulevardin “Teuta”, ti largojnë ato.
Administrata lokale vendosi që aty duhet të rregullohet hapësira e parkimit, me rreth 180 vende.
Muçaj tha se punonjësit e Policisë Komunale nga e hëna në terren do ti njoftojnë qytetarët për këtë vendim.