Nga Ndërmarrja publike “Veprimtaritë komunale” kanë njoftuar se janë në vijim një sërë aksionesh për rregullimin e qytetit.
Siç theksohet, filloi pastrimi dhe lyerja e shtyllave të ndriçimit publik në rrugën “Nënë Tereza” kah qyteti.
Njëkohësisht vazhdohet me mbjelljen e luleve sezonale në rrethin e Bulevardit Teuta kah Plazhi i madh.