Ndërmarrja publike “Veprimtaritë komunale” vazhdon aktivitetet e veta në mirëmbajtjen e pastërtisë dhe hapësirave të gjelbra në qytet.
Këto ditë ato, përveç tjerash, pastruan rrugën regjionale Ulqin-Sukubinë, nga të dy krahët e saj.
Të dielën punonjësit e kësaj ndërmarrje do të marrin pjesë në pastrimin e zonës së Shasit, aktivitet ky i organizuar në bashkëpunim me Organizatën joqeveritare “Green Home”.