Drejtoresha e NP „Veprimtari komunale“ Zana Sarvan ka dhënë dorëheqje sot në këtë funksion.
Ajo tha që të hënën e ka respektuar propozimin e kryetarit të komunës Fatmir Gjeka që atë ditë të mos jap dorëheqje, sepse është pritur që deri të premten, gjegjësisht deri sot, Forca e re demokratike, të cilës i takon ai vend sipas marrëveshjes së koalicionit, të caktojë drejtorin e ri të „Veprimtarive komunale“.
„Meqë kjo nuk ndodhi, unë sot dhashë dorëheqje. Kanë kaluar tre muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit dhe ajo duhet të respektohet“, tha Sarvan.