Komunikatë: SHKOLLA FILLORE NË SUKUBINË PRANON DONACION NGA DIASPORA, TIRANA DHE PRISHTINA

FB_IMG_1607546390681 (1)Në saje të përpjekjeve të vazhdueshme për avancimin e nivelit të edukimit në trojet shqiptare në Mal të Zi, diaspora jonë së bashku me miqtë nga Tirana dhe Prishtina kanë mundësuar pajisjen e laboratorit të kompjuterëve në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Sukubinë. Vullneti dhe kontributi i individëve si Richard Lukaj, Cafo Boga, Arjan Culli, Sal Qosja, Endrin Bitri, Visar Jasiqi e Albion Ujkashi bëri të mundur që tashmë fëmijët të cilët vijojnë mësimet në ketë shkollë të kushte më të mira dhe bashkëkohore të mesimnxënies.

Pajisjet janë dhuruar nga MyITDirect në pronësi të Sal Qosja me origjinë nga Vuthaj,  3CIS me bazë në Prishtinë të cilët janë përgjigjur pozitivisht kërkeses nga Visar Jasiqi, dhe nga Arjan Culli i cili gjithmonë është treguar i gatshëm në mbështetjen e iniciativave të tilla. Vlen të çmohet dhe mbështetja nga Fabrika Kurti të cilët kanë treguar gatishmërinë për të ndihmuar me softuerë të nevojshëm dhe pajisje periferike.

Një falenderim i veçantë shkon dhe për të gjithë stafin e shkollës, Arsim Cucën, për punën e palodhshme në krye të institucionit më të rëndësishëm në vend, dhe Ilir Lleshin për angazhimin dhe lehtësimin e procesit për arritjen e donacionëve në vend. Angazhimi, zellshmëria dhe bujaria e mësuesve për të përgatitur gjeneratat e reja në këto troje është mbresëlënëse gjërsa ndihma e diasporës për përmirësimin e kushteve një nevojë e pashmangshme.

Realizimi i kësaj iniciative shërben si një gurëthemel në mbështetje të arsimit në shkollat shqipe në Mal të Zi për përmushjen e nevojave bashkëkohore të mësimnxënies, gjërsa diaspora mbetet e përkushtuar që të luaj krucial në avancimin e nivelit të arsimit në këto troje duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për institucionet vendore të mësimdhënies. Pajisja e shkollës në Sukubinë me kompjuterë është një shembull konkret se si akti më i vogël i mirësisë vlen më shumë sesa qëllimi më madhështorë, dhe se iniciativa të tilla në të mirë të gjeneratave të reja do të vazhdojnë dhe në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer