Në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës mbrëmë u mbajt koncerti recital i sopranos ulqinake Gjylie Pelingu.
E shoqëroi Orkestra e harqeve e këtij teatri me dirigjent Petrika Afezolli. Në koncert morri pjesë edhe mezzosoprano e mirënjohur Manjola Nallbani.
“Ishte një mbrëmje e bukur, magjike ku Gjylia me interpretimin e saj më profesionalizëm, përcolli shumë emocione”, tha kryetari i Shoqatës së ulqinakëve në Durrës Zyhni Beqiraj.