Artistet e reja nga Ulqini, soprani Gjylie Pelingu dhe profesorja e pianos Fatime Buzuku, do të performojnë në Podgoricë.
Në Sallën e madhe të Qendrës kulturore “Budo Tomoviq”, me fillim në ora 21, do të mbahet koncerti “Pasuritë e diversitetit”.
Ky manifesim është pjesë e “Verës kulturore të Podgoricës” e cila promovon potencialin kreativ të artistëve të popujve pakicë në Mal të Zi.