Në Ulqin të premten, me 27 Prill, do të organizohet koncerti humanitar „Të gjithë për jetën“.
Në këtë mënyrë artistët nga kjo komunë dëshirojnë të japin kontributin e vet për mjekimin në Zvicër të bashkëqytetarës tonë të re Jeta Dervishit.
Koncerti do të fillojë në ora 20 në Sallën e madhe të Qendrës për kulturë.
Familja Dervishi falënderojë përzemërsisht të gjithë ato të cilët në cilëndo mënyrë kanë ndihmuar Jetën.