Konferenca: FILLOI TUBIMI PËR SABATAJ SEVINË

Sabataj Sevi, KonferencaNë hotelin “Mediteran” të enjten filloi konferenca katërditore për Sabataj Sevinë.

Në tubimin me emër “Jehonat e Sabataj Sevit në literaturën hebraike” marrin pjesë tridhjetë shkencëtarë të njohur nga Izraeli, SHBA-ja, Europa, Turqia dhe vendet e regjionit. Ky është tubimi më i madh i mbajtur ndonjëherë për këtë personalitet të jashtëzakonshëm.

“Nuk është e rastësishme që një personalitet kaq paradigmatik me rëndësi të madhe simbolike zgjodhi Ulqinin për vendin ku do të kalojë vitet e fundit të jetës së tij”, tha në hapjen e konferencës kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Duke theksuar se prej pak kohësh një rrugë në këtë qytet mban emrin e Sabataj Sevitë, ai theksoi se në Ulqin “nuk dëshirojnë komercializim të lirë, por promocion thelbësor të vlerës së rëndësishme kulturore të kësaj hapësir”.

Tubimin e organizon Universiteti Ben Gurion në Tel Aviv, Qendra kulturore “Moshe David Gaon”, Fondacioni Lika dhe OJQ “Likud Montenegro”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi