Në Ulqin prej me 4 deri me 6 dhjetor, në organizim të “Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung” dhe Shoqatës iAct, në Hotelin “Pallati Venecia” do të mbahet konferenca “Fuqia e kulturës”.
Në ditën e pare të konferencës është planifikuar mbrëmja letrare e shkrimtarit të njohur nga Serbia Laslo Vegel, moderimin e së cilës do ta bëjë shkrimtari i njohur malazez Andrej Nikolaidis.
Hapjen e tubimit do ta përshëndesin përfaqësuesit e ministrive të Malit të Zi, kryetari i Komunës së Ulqinit dhe kryetari i Fondacionit Konrad Adenauer.
Në panelin për politikën publike dhe multikulturalizmin do të marrin pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, zyrës së UNESCO-së, drejtori i Institutit Goethe nga Beogradi dhe përfaqësuesi i Partisë Boshnjake të Malit të Zi.