Konferenca për Kriporen: QEVERIA ZVARRITË REALIZIMIN E DETYRIMEVE

KriporjaKriporja është ekosistem unik dhe si e tillë duhet të jetë brend i cili në mënyrën më të mirë do të flas për pasurinë e Ulqinit dhe Malit të Zi, u arrit përfundimi në ditën e parë të Konferencës së madhe ndërkombëtare e cila të enjten filloi në Podgoricë.

Në këtë tubim marrin pjesë diplomatët e lartë, përfaqësuesit e Qeverisë, Agjencisë për mbrojtjen e mjedisit jetësor, Komunës së Ulqinit, UNDP-së, organizatave të shoqërisë civile dhe ornitologë te njohur, si dhe princi Nikolla Petroviq.

Numri më i madh i pjesëmarrësve ka kritikuar qeverinë malazeze për arsye se nuk ka përmbushur detyrimet që i morri sipër në konferencën për Kripore, e cila u mbajt saktësisht një vit më parë, e kanë të bëjnë me hapat për mbrojtjen e kësaj hapësire në planin nacional dhe ndërkombëtar.

“Nuk jemi të kënaqur me angazhimin, vitin e kaluar u dhanë premtime anëtarëve të Parlamentit evropian, por nuk janë plotësuar, nuk kemi shpjegim për këtë”, tha ambasadorja e Gjermanisë Gudrun Shtajnaker.

Ministri Gvozdenoviq premtoi se kjo do të bëhet së shpejti, si dhe që pritet inicimi i prodhimit të kripës.

Pjesëmarrësit e konferencës të premten do të qëndrojnë në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi