Disa propozime interesante janë dëgjuar dje gjatë pjesës së parë të konferencës për resurset natyrore të Ulqinit, organizatorët e të cili ishin OJQ “Hapi i gjelbërt” dhe komuna e Ulqinit.
Dr Gani Karamanaga ka propozuar hapjen e tri qendrave shëndetësore: një në Plazhin e madh, një në Pyllin e pishave dhe e treta në Valdanos. “Veç ekziston dokumentacioni për këtë projekt. Shtatë faktor natyror mjekësor: uji i detit, uji mineral, kripa e detit, peloidi, rëra dhe klima, gati askund nuk ndodhen në të njëjtin vend siç është rasti në Ulqin”, tha ai, ndërsa përcjell “Pobjeda”.
Specialisti i gjinekologjisë dr Millan Rolloviq shtoi që faktorët natyror ekzistojnë dhe që Ulqini mund të jetë banjë shëndetësore. “Plazhi i grave është sinonim për shërim, me dekada shfrytëzohet maksimalisht, por asnjëherë nuk është hulumtuat. Shteti po ndërton qendrën për shtatzëni artificiale në Cetinë, e ajo qendër a do të jetë më produktive në Cetinë sesa mund të ishte në Ulqin”, pyeti ai.
Sipas fjalëve të përfaqësuesit të Institutit për biologji të detit nga Kotorri dr Sreten Mandiq, sikurse në Ulqin të hapet fakulteti për peshkim, kjo do të ishte më mire se san ë Mal të Zi të ekzistojnë 15 ose 20 fakultete për menaxhim. Ai theksoi që në Liqenin e Shasit jetojnë 16 lloje të njohura të peshkut dhe që mund të prodhohen deri në 80 tonë në vit, e mos të vijë deri tek prishja e balancës ekologjike.