Konferenca: SELIA E FORUMIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT EDHE NË ULQIN

 

igfmMe 10.12.2015 në Preshevë u mbajt konferenca ndërkombëtare, e organizuar nga IGFM (forumi për të drejtat dhe liritë e njeriut).

Në konference, përveç themeluesve të kësaj organizate, me seli në Frankfurt Gjermani, ishin prezent dhe figura tjera të shquara si Dr Skender Kodra- Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqipëtaro-Amerikane, Prof Dr Rexhep Abazi, znj.Margarita Xhepa- Artistja e Kombit, z.Ragmi Mustafi – Kryetari i Komunës së Presheves dhe figura tjera të shquara nga Ballkani dhe diaspora.

Në konferencë u prekën dhe trajtuan shumë tema, para se gjithash ato që kanë të bëjnë me cenimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Përveç këtyre temave të cilat janë thelbësore në zhvillimin dhe krijimin e një jete normale dhe të barabartë për çdo individ, u morr dhe vendimi që kjo organizatë eminente botërore ta hapë selinë e vet edhe në Mal të Zi, saktësisht në Ulqin.

Si kryetar i kësaj organizate u emëruan Ilir Lleshi dhe si projekt koordinatorë për territorin e Malit të Zi Artan Osmani nga Ulqini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…