Më datën 03.07.2015 në hotelin Otrant në Ulqin mbahet konferenca ‘’Promovimi dhe Përkrahja e Biznisit Social në Komunën e Ulqinit’’ që Komuna e realizon në kuadër të projektit Adriatic Welfare Mix, financuar nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i Konferencës është promovimi i projektit dhe prezantimi i përkrahjes konkrete më qëllim të themelimit të biznesit social në Komunën e Ulqinin.
Projekti Adriatic Welfare Mix është i orientuar në ndryshimin e kornizave të politikave dhe decentralizimin e sistemit të ndihmës sociale, sipas modelit të kombinuar të politikave dhe programeve sociale dhe Welfare Mix Modelit. Kjo qasje sjell deri tek zhvillimi i modele inovative të bizneseve sociale, përkrahjes së programeve kualitative dhe kalimit e të rinjve nga arsimi në tregun e punës dhe rritje e inkuadrimit të rinjve në zhvillimet shoqerore dhe ekonomike.