Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit Kushtetues të Kuvendit të Malit të Zi, ku është përcaktuar lista përfundimtare me 26 kandidatë për katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Ndër juristët që plotësojnë kushtet e Thirrjes publike janë edhe dy nga Ulqini: prokurori i shtetit në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Ulqin Faruk Resulbegoviq dhe avokati Sulejman Guçi.
Siç u shtua, dëgjimi i kandidatëve do të nisë të martën, më 17 janar.