Konflikti arriti kulmin: CUNGU SHKARKOI RESULBEGOVIQIN!

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka shkarkuar të martën nga pozicioni i nënkryetarit të komunës së Ulqinit Selim Resulbegoviqin, është lajmëruar nga kabineti.

Cungu si arsye për këtë vendim ka theksuar “kontaktet e paautorizuara dhe aktivitetet e nënkryetarit Resulbegoviq me përpunuesin e planeve hapësinore për zonën e komunës së Ulqinit, të cilën e bëri pa dijen dhe koordinimin me Kryetarin e komunës”.

Theksohet që po ashtu “Resulbegoviq prej shumë kohësh pa arsyetim mungon nga puna dhe se nuk lajmëron kryetarin për aktivitet e veta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi