Konflikti në sindikatë: PËLCASIN AKUZAT DHE PADITË

Shefki Keko Lamoviq, Sefkija Keko LamovicKryetari i Sindikatës komunale Vladimir Filipoviq ka dorëzuar padinë penale kundër Shefki-Keko Lamoviqit.

Siç thuhet në kumtesë, padia ka të bëj me prezantim të rrejshëm, keqpërdorim të vulës dhe emrit të LSPMZ, keqpërdorim të pozicionit zyrtar në aspektin e përdorimit të xhiro-llogarisë të Sindikatës komunale Ulqin dhe përvetësimin e parave në te, e të cilën, përndryshe, ishte i detyruar ta fik me ditën e heqjes së Sindikatës komunale Ulqin nga regjistri i Organizatave sindikale të Malit të Zi.

Lamoviq për “Dan” ka refuzuar të gjithë akuzat duke theksuar se bëhet fjalë për person i cili në mënyrë të parregullt është zgjedh në krye të Sindikatës komunale, i cili nuk ka përkrahjen e organizatave sindikale në Ulqin dhe i cili me një grup të aleatëve ka hyrë me dhunë në zyrat e Sindikatës komunale. “Për këtë arsye unë më herët kam ngritur padi penale kundër Filipoviqit dhe grupit që i ndihmojë”, tha Lamoviq duke shtuar që këtu kemi të bëjmë me terror të pakicës ndaj shumicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi