Në Cetinë të shtunën u mbajt Kongresi i 9-të i Partisë Socialdemokratike të Malit të Zi, në të cilin për lider të partisë u përzgjodh deputetja në Kuvendin e Malit të Zi Dr. Draginja Vuksanoviq – Stankoviq.
Në udhëheqësinë e PSD-së u zgjodhën anëtarët e njohur të kësaj parti nga Ulqini. Anëtar i ri i Këshillit Qendror është Skender Elezaga, ndërsa sipas funksionin anëtar është edhe kryetari i Këshillit Komunal në Ulqin Naser Resulbegu. Përndryshe, ai ishte edhe anëtari i Kryesisë së Punës në këtë Kongres.
Për anëtarë të Komisionit Statutor u zgjodh Latif – Avdo Gorana, gjersa anëtar i Këshillit Mbikqyrës Lubo Gazivoda.