Kongresi i Forcës: CUNGU PRAPË LIDER, DO TË JENË 6 NËNKRYETARË

Nazif CunguKryetari i Forcës së re demokratike Nazif Cungu në kongresin e kësaj parti, të mbajtur të shtunën në Ulqin, si kandidat i vetëm, u zgjodh njëzëri në këtë funksion.

Në këtë tubim u miratua Statuti, në bazë të të cilit Forca do të ketë gjashtë nënkryetar, ndërsa u zgjodh edhe Këshilli i ri qendror dhe organet tjera partiake.

Cungu, siç transmeton agjencia Mina, ka thënë se Shqiptarët në veprimin e vet politik duhet të gjejnë „gjuhë të përbashkët“.

„Në Mal të Zi jemi pak, por jemi shumë nëse bashkohemi“, tha ai dhe shtoi: „Si popull pakicë, jemi të vetëdijshëm që kemi rrugë më të vështirë drejt zhvillimit, prandaj nuk duhet përjashtuar bashkëpunimin e parti më të mëdha“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…