
Në Podgoricë të shtunën u mbajt Kongresi i 8 i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi në të cilin Millo Gjukanoviq një zëri u zgjodh për lider të partisë.
U zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit Qendror, ku nga Ulqini janë Bojan Gjakonoviq, Majlinda Duraku dhe Dr. Pavlle Marnikoviq.
Sipas funksionit, anëtarë të Këshillit Qendror janë edhe kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe kryetari i Këshillit Komunal të PDS-së Sead Osmanoviq.