Në Podgoricë sot është mbajtur Kongresi i 7 i Partisë demokratike të socialistëve të Malit të Zi në të cilin Millo Gjukanoviq prapë është zgjedhur për kryetar të kësaj parti.
Delegatët zgjodhën Këshillin e ri qendror në të cilin nga Ulqini, siç mëson Portali Ul-info, do të jenë dr Hakija Mavriq, Bojan Gjakonoviq dhe Nail Rexha.
Anëtare te KQ, sipas funksionit jane kryetari i Këshillit komunal Loro Nrekiq dhe deputeti ne Kuvendin e Malit te Zi Luigj Shkrela.
Kongresin e PDS-së e përshëndetën drejtuesit e partive shqiptare, Fatmir Gjeka i Partisë demokratike, Mehmet Zenka i Unionit demokratik të Shqiptarëve dhe Nik Gjeloshaj i Alternativës shqiptare, ndërsa i pranishëm ishte edhe lideri i Forcës Nazif Cungu.
Foto: Luka Zekoviq (Vijesti)