Konkurs për fotografi dhe punime figurative: “ULQINI – QYTET PËR TË RINJ”

Konkurs Horizonti i riMe qëllim të grumbullimit sa më efektiv të mendimeve dhe sugjerimeve të të rinjve, për mënyrën e zhvillimit të politikave rinore në komunën tonë, OJQ “HORIZONTI I RI” hapë konkurs për fotografi dhe punime figurative me temën“ULQINI – QYTET PËR TË RINJ”.  

Qëllimi i konkursit është që të rinjtë në mënyre kreative, përmes fotografisë dhe punimeve figurative, të paraqesin problemet dhe nevojat e të rinjve në Ulqin, në kuadër të këtyre fushave: Arsimimi, Punësimi, Shëndeti, Pjesëmarrja e të rinjve në shoqëri, Të drejtat e njeriut, Koha e lirë, Kultura, Familja, Informimi dhe mobiliteti (lëvizshmëria).

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs me nga një (1) fotografi ose punim figurativ, kanë të gjithë të rinjtë e moshës 15 – 29 vjeç.

Të gjitha punimet që janë në përputhje me temën, do të shfaqen në ekspozitën që do të organizohet në Qendrën Kulturore të Ulqinit.

Për pjesëmarrësit më të suksesshëm të konkursit do të sigurohen tre shpërblime, të cilët i ndanë Komuna e Ulqinit.

Fotografitë duhet të jenë në formatin JPG, të një cilësie të kënaqshme.

Ndërsa në krijimin e punimeve figurative, pjesëmarrësit janë të lirë të zgjedhin tekniken e punës, të cilët do ta përdorin në formatin e bllokut numër 5.

Adresa e e-mail-it për dërgimin e fotografive është: newhorizonngo@outlook.com

 Titulli i e-mail-it (subject): Për konkursin ULQINI – QYTET PËR TË RINJ

Përmbajtja e e-mail-it: Emri dhe mbiemri si dhe telefonit kontaktues i autorit.

Ndërsa punimet figurative duhet të dorëzohen personalisht në zyrën e Horizontit të Ri (në lagjen Kodra përballë Lali Comerc)

Afati i dorëzimit të punimeve: 12 tetor 2014

Vërejtje:

  • Në përzgjedhje mund të hyjnë vetëm punimet të cilët deri tani nuk janë publikuar
  • Autorët garantojnë që asnjë nga elementet e punimeve të tyre nuk është kopje e ndonjë punimi tjetër autorial
  • Me pjesëmarrjen në Konkurs, autorët pranojnë që “Horizonti i Ri” ruan të drejtën e përdorimit të punimeve për qëllime informuese dhe edukative ose për qëllime sensibilizimi, në aktivitetet e projektit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS
“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS

E vetmja gazetë javore në gjuhën shqipe në Mal të Zi, “Koha javore” ka një kryeredaktor të ri nga numri 1022. Këshilli programor i kësaj gazete vendosi që këtë funksion ta kryejë sociologu dhe publicisti

Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE
Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE

Të martën e ardhshme ulqinakët dhe mysafirët e tyre do të kenë një mundësi unike për të ndjekur një koncert të katër yjeve të muzikës klasike. Bëhet fjalë për Josif Gjipalin dhe Kastriot Tushën, tenor

Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA
Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA

Në sallën e mbushur përplot të Shtëpisë së Kulturës – Ostros, të mërkurën (10 gusht 2022) është bërë përurimi i përmbledhjes “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” të autorit Ismail Doda. Në emër

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas