Instituti për Media në Mal të Zi (IMMZ)
në kuadër të projektit
“Diagnoza dhe terapia e lirisë së shprehjes, gjuhës së urrejtjes dhe tensioneve etnike”
shpall
K O N K U R S
për mbështetjen e projekteve të organizatave të shoqërisë civile (OShC) në Mal të Zi
Propozimet e projekteve, të cilat duhet të kontribuojnë për rritjen e vetëdijes për dëmshmërinë e përhapjes së gjuhës fyese dhe gjuhës së urrejtjes dhe të dezinformatave, si dhe për qasje më proaktive për parandalimin dhe luftimin e formave të tilla të komunikimit të palejuar dhe të paligjshëm, mund të dorëzohen deri më 15 korrik 2022, ora 12:00.
Qëllimi i përgjithshëm i konkursit: Forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OShC) për të kontribuar për promovimin e të drejtave të pakicave, shkëmbimin e praktikave më të mira, mbrojtjen e grupeve vulnerabël dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore, me synim për të ruajtur dhe mbrojtur lirinë e fjalës dhe të drejtat e njeriut në Mal të Zi.
Në konkurs mund të aplikojnë OShC-të malazeze që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- të kenë statusin e personit juridik;
- janë të llojit jofitimprurës;
- janë drejtpërdrejt përgjegjëse për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit;
- janë regjistruar në Mal të Zi të paktën 12 muaj përpara afatit të fundit për dorëzimin e projekt propozimeve;
- të kenë selinë në Mal të Zi;
- të kenë të ardhura vjetore në vitin 2021 më pak se 50 000 €.
Për të aplikuar në konkurs është e nevojshme të plotësoni Formularin e Aplikimit dhe Propozimin e Buxhetit. Udhëzimet për dorëzimin e propozimeve për projekte duhet të lexohen me kujdes përpara se të plotësohen këto formularë.
Për organizatat, projektet e të cilave do të mbështeten, përveç mbështetjes financiare, do të ofrohen trajnime për menaxhimin e projekteve si dhe mbështetje e vazhdueshme mentoruese gjatë zbatimit të projektit.
Aplikimet e plota (formulari i aplikimit dhe propozimi i buxhetit – të plotësuar), së bashku me dokumentacionin e nevojshëm teknik shoqërues të paraqitur në seksionin 3.1 Udhëzimet për dorëzimin e propozimeve për projekte, duhet të dërgohen në adresën e-mail grantovi@mminstitute.org me shënimin “Për konkursin për përkrahjen e projekteve të organizatave të shoqërisë civile (OShC) në Mal të Zi”.
Projekt propozimet dorëzohen deri më 15 korrik 2022, ora 12:00.
Në rast paqartësish, mund të merrni informacione shtesë duke dërguar pyetje në adresën e-mail grantovi@mminstitute.org deri më 15 korrik 2022.
Gjatë konkursit, Instituti i Mediave në Mal të Zi do të mbajë një sesion informativ, gjatë të cilit do të prezantojmë këtë thirrje, temat dhe kushtet e konkursit dhe do t’u përgjigjemi pyetjeve të përfaqësuesve të OShC-ve të interesuara për të dorëzuar projekt propozimet. Data dhe mbajtja e sesionit informativ do të publikohet në www.mminstitute.org.
Mjetet e ndara për këtë konkurs janë me vlerë 20 000 euro, kurse projektet individuale do të përkrahën me vlerë deri në 5 000 euro. Kohëzgjatja e projektit duhet të jetë nga 6 deri në 8 muaj. Shënim: Zbatimi i projektit duhet të përfundojë brenda datës 31.03.2023.
Projekti Diagnoza dhe terapia e lirisë së shprehjes, gjuhës së urrejtjes dhe tensioneve etnike është një iniciativë e përbashkët e Institutit të Medias në Mal të Zi (IMMZ), Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM) dhe Ul-info, që synon forcimin dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes, luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe uljen e tensioneve etnike në Mal të Zi. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut për Mal të Zi 2020, EIDHR kurse bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike, Shoqërisë Digjitale dhe Mediave të Malit të Zi. Projekti do të zbatohet në periudhën 01.01.2022 – 01.07.2023. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe respektimin e lirive themelore, duke filluar nga forcimi i lirisë së shprehjes, luftimi i gjuhës së urrejtjes dhe ulja e tensioneve etnike në Mal të Zi.