Para saktësisht 2,5 vite (me 19 shkurt të vitit 2016) Gjykata Supreme e Malit të Zi solli vendimin sipas revizionit (Nr. i rev. 1396/15) me të cilin e përmbysi vendimin e Gjykatës së Lartë në bazë të të cilit avokati Nusho Kallaç nga Rozhaja, në fund të vitit 2015, morri nga Komuna e Ulqinit rreth gjysmë milioni euro.
Gjykata Supreme e vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ulqin në këtë kontest, që është rast i rrallë në praktikën gjyqësore.
Por, paratë të cilat iu morën Komunës as pas 30 muajsh nuk u kthyen në arkën e qytetit.
Përndryshe, së shpejti Gjykata e Apelit do të duhet të vendos për rastin “K 1”, për të cilin Gjykata Ekonomike para saktësisht një viti solli vendimin me të cilin Komuna e Ulqinit obligohet që ndërmarrjes “Rekreaturs” nga Budva ti paguajë rreth shtatë milion euro.