Para Gjykatës themelore në Ulqin të hënën, më 21 mars, duhet të përfundojë gjykimi sipas padisë të cilën Iniciativa qytetare (IQ) nga Tuzi e ka dorëzuar kundër Forcës së re demokratike, deklaroi për Portalin Ul-info avokati i IQ Dragan Shoq.
Në IQ pohojnë se Forca nuk ka respektuar marrëveshjen parazgjedhore të koalicionit në pjesën e cila ka të bëjë me një pjesë të mjeteve për fushatën zgjedhore, si dhe për dorëzimin e mandatit të deputetit në Kuvendin e Malit të Zi.
“Eksperti ligjor në fushën e financave ka përgatitur raportin dhe, sipas mendimit tim, çdo gjë është gati që të hënën të mbyllet ky proces”, theksoi Shoq.